Erdogan përlotet në funeralin e Stambollit

Fethullah Gylen asht ai që qeveria e Erdoganit e fajëson për grusht shtetin e së Premtes, i cili rezultoi i dështuem.

Tue folë në funeralin e Stambollit të Diellën, Erdogan ndërpreu fjalimin e tij mbasi u shpërtheu në lot, kur u zotue se ka me pastrue vendin nga “virusi” i Fethullah Gylenit.

Ai tha se Turqia, nëpërmjet ministrisë së drejtësisë dhe të ministrisë së jashtme, ka me kërkue ekstradimin e klerikut, i cili asht tue qëndrue në Shtetet e Bashkueme, por edhe mbështetësit e tij.

Mirëpo, ky i fundit ka mohue çdo përfshimje në përpjekjen për grusht shtet, raporton DailyMail.

Funerali masiv u mbajt për civilët, të cilët kanë vdekë në urën e Bosforit në Stamboll, tue përfshi edhe Ilhan Varank, vëllaun e mbikëqyrësit kryesor të Erdoganit.

Ai ishte nji profesor i shkencave kompjuterike dhe u qëllue me armë, simbas medias turke.