Erdogan përshëndet vendimin e Britanisë për dalje nga BE. Ka akuza për BE në raport me Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendimi i Britanisë së Madhe për me braktisë Bashkimin Europian paraqet fillimin e nji epoke të re për Britaninë, por edhe për unionin.

“Si pjesa dërmuese e botës edhe na kemi pritë që rezultati përfundimtar i referendumit me qenë ‘për mbetje’. Mendoj se, vendimi të cilin e mori populli britanik asht fillimi i nji epoke të re për Britaninë e Madhe, por edhe për Bashkimin Europian”, asht shprehë Erdogan.

Ai ka akuzue Bashkimin Europian për mashtrim ndaj Turqisë, në rrugëtimin e saj në integrimet europiane, tue thanë se “askush nuk mundet me mohu që Evropa asht islamofobe”, raporton Anadolu Agency.

“I kemi kushtue randësi BE’s dhe punuem me përkushtim, kemi qenë të mashtruem. Shembulli i fundit asht qëndrimi johuman në raport me refugjatët, i cili ngjalli debate rreth parimeve të BE’s. Me rritjen e tendencave islamofobe në Europë, askush nuk mundet me mohue se Evropa asht islamofobe. Due me thanë qartë se kjo që i bahet Turqisë asht pa dyshim islamofobi dhe pikërisht nga kjo arsye vonon pranimi ynë në atë bashkësi”, ka thanë Erdogan.