Erdogan pritet me shkue me 150 biznismenë në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, priti sot në Beograd shefin e shërbimeve sekrete turke, Hakan Fidan, për me diskutue lidhun me kërcënimet që kanë të bajnë me flukset e emigrantëve, por edhe raportet dypalëshe, shkruen Tanjug, përcjell Albeu.com.

Megjithatë, pamvarësisht qendrimeve zyrtare, vizita e Hakan Fidan në Serbi, i cili asht njeriu ma i besuem i Erdoganit në Turqi ka të baj me pregaditjen e vizitës së këtij të fundit në Serbi, e cila pritet të zhvillohet në muejt në vazhdim.

Pritet që Erdogan me shkue në Serbi i shoqnuem nga 150 biznismenë turq tue pa mundësitë e investimit të kapitaleve turke në këtë vend.