Erdogan propozon diçka për Turqinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet këtë të Ejte se gjendja tremujore e emergjencës, e shpallun mbas tentativës së dështueme për grusht shteti të 15 Korrikut, mund të zgjatet për nji periudhë njivjeçare.

Tue folë përpara nji grupi administratorësh lokalë në Ankara, Erdogan hodhi poshtë kritikat mbi planet e Turqisë për të zgjatë gjendjen e emergjencës, tue thanë se askush nuk duhet të përcaktojë “kalendarin apo udhërrëfyesin” për Turqinë.

“Prisni, të kallxohemi të durueshëm. Edhe 12 muej mund të mos jenë të mjaftueshëm”, tha Erdogan.

Komentet e tij vijnë nji ditë mbasi Këshilli kombëtar i Sigurisë rekomandoi shtyemjen e gjendjes së emergjencës, e cila hyni në fuqi më 20 Korrik, edhe për 3 muej të tjerë.

Këshilli i Sigurisë, i përbamë nga udhëheqës politikë e ushtarakë dhe i kryesuem nga Erdogan, bani të ditun gjatë së Mërkurës se zgjatja e gjendjes së emergjencës ishte e nevojshme, në mënyrë që “të merren masat për të mbrojtë të drejtat dhe liritë e qytetarëve”.

Erdogan e mbështeti këtë rekomandim gjatë fjalimit të kësaj të Ejte.