Erdogan: Puçistët po pastrohen nji nga nji

“Kjo strukturë paralele u mundue me marrë në dorë edhe këtë sistem, por nuk ja arritë. Por, çka ndodhi në përfundim? Ata po pastrohen nji e nga nji nga të gjitha pjesët e drejtësisë”, ka deklarue Erdogan, në një fjalim, nji ditë mbasi dështoi puçi i ushtrisë turke për me marrë pushtetin.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka deklarue sot: “Për fat të keq veprimet e atyne që nuk munden me pranue unitetin, vllazninë dhe bashkimin e popullit tonë tue marrë direktiva nga nalt, u kthyen më 15 Korrik në nji tentativë për grusht shteti”, raporton Anadolu Agency (AA).