Erdogan-Rama, perurojnë nji projekt gjigand n’Turqi

Ura Osmangazi, e cila cilësohet si “gjerdani” i Gjirit të Izmitit dhe asht nji prej “projekteve gjigante” të kryeme në fushën e transportit në kuadër të objektivave 2023 të Turqisë, u përurue me ceremoni te madhe.
Në ceremoninë e hapjes, mbajt në kambën Dilovas t’urës, morën pjesë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri Binali Yildirim, Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, zavendëskryeministrat e Turqisë, Numan Kurtulmus, Nurettin Canikli dhe Mehmet Simsek, deputetë, përfaqësues të kompanive, të ftuem të huej, kryetarë të bashkive dhe qytetarë.

Kryeministri Yildirim tha se Ura Osmangazi jo vetëm që bashkon dy brigjet e kësaj zone, por, bashkë me autostradën që kalon mbi të, lidhë me njani-tjetrin edhe qytete si Stambolli, Kocaeli, Yalova, Bursa, Balikesiri, Manisa dhe Izmiri. /Trt/

 

ramaerdoganiiii

 

3-ramaerdoganiii

 

rama-erdoganiiiiii