Erdogan: Rreth 900 kilometra katrorë të spastrueme nga terroristët në Siri

Rreth 900 kilometra katrorë të territorit në veri të Sirisë janë të spastrueme nga elementët terroristë, tue përfshi xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), nji shifër që pritet të arrijë deri në 5.000, bani sot të ditun presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Operacioni ushtarak i lansuem nga Turqia mundësoi “spastrimin deri tash të rreth 900 kilometrave katrorë të territorit sirian nga prezenca e elemetëve terroristë”, vlerësoi presidenti turk, gjatë nji konference shtypi në Stamboll.

“Na po avancojmë drejt jugut”, shtoi ai, tue konfirmue se kjo zonë e sigurisë mund të arrijë deri në 5 000 kilometra katrorë.

Ushtria turke ndërmori më 24 Gusht ofensivën e kodueme ushtarake “Mburoja e Eufratit”, për spastrimin nga veriu i Sirisë i xhihadistëve të ISIS’it, të rebelëve kurdë të PKK’s (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) ose të zgjanimit sirian të YPG’s (Unitetet e mbrojtjes së popullit kurd), të dyja të konsiderueme si “terroriste” nga ana e Ankarasë.