Erdogan shkon n’Rusi

Mediat Turke raportojnë së Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në datën 9 Gusht ka me udhëtue për vizitë zyrtare në Rusi, në të cilën ka me u zhvillue edhe nji takim me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Zavëndëskryeministri i Turqisë Mehmet Shimshek me anë të nji komunikatë për media njoftoi se takimi pritet të zhvillohet në qytetin e St Petersburg’ut. Simbas zv/kryeministrit në këtë takim ka me u bisedue për rivendosjen e marrdhanieve bilaterale ndërmjet dy shteteve mbas incidentit ushtarak.

Vlen të theksojmë se kjo asht vizita e parë që mbas incidentit të datës 24 Nandor të vitit 2015 ku u rrxue nji avion luftarak rus në territorin e shtetit turk. Mbas incidentit pati deklarata të ashpra ndërmjet qeverive tue sjellë dhe anullimin e shumë marrëveshjeve tregëtare.