Erdogan s’ka të ndalun, kjo çka po kerkon tash i kalon kufijtë!

Turqia ka lëshue fletarreste për 73 pilotë ushtarakë, të akuzuem për përfshimje në nji përpjekje për puç në muejin Korrik.

Agjencia turke e lajmeve ka ba të ditun t’Ejten se 45 pilotë janë arrestue dhe 28 tjerë po kerkohen.

Në mesin e të dyshuemve janë edhe dy kolonelë dhe 71 lejtënantë.

Qeveria ka arrestue 35 mijë njerëz në ndërlidhje me tentim grusht-shtetin, që la mbas 270 të vdekun.

Në përgjithësi rreth 800 mijë njerëz janë hetue dhe rreth 29 mijë janë lirue “nën kontroll gjyqësor”.

Dheta mija njerëz janë largue nga pozitat qeveritare, perfshi edhe ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe arsimin.

Turqia akuzon për tentim grusht- shtetin klerikun në mërgim, Fetullah Gulen, që jeton në SHBA.

Gulen ka mohue cfarëdo përfshimje në puç.