Erdogan s’ka të ndalun, tash suspendon 184 gjyqëtarë e prokurorë!

Ushtria turke ka pushue 109 gjykatës ushtarak nga puna, bani të ditun Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, me çka vazhdon seria e pushimeve nga puna në vend, në të cilat deri më tash pa punë kanë mbet maa shumë se dheta mija nënpunës shtetnorë, për shkak të dyshimit për përfshimjen e tyne me grusht-shtetin e pasuksesshëm.

Mediat lajmërojnë se autoritetet gjyqësore turke kanë suspendue edhe 184 gjykatës dhe prokurorë me qëllim që me i “çrrënjos ithtarët e imamit Fetulla Gylen”, të cilin e akuzojnë për organizimin e grusht-shtetit të pasuksesshëm.

Agjencia shtetnore turke Anadolu thekson se 184 gjykatës dhe prokurorë janë suspendue për shkak të shfrytëzimit të aplikacionit për këmbim të porosive “BiLok”.

Përfaqësues të shërbimit turk të zbulimit kanë identifikue 56 mijë shfrytëzues të këtij rrjeti i cili, siç pohojnë, nga viti 2014 e shfrytëzojnë edhe ndjekësit e Gulenit.