Erdogan sulmon gazeten e Gulen

Policia me gaz lotesjelles dhe me topa uji e then protesten per me marr kontrollin e gazetes me qarkullimin ma te madh ne Turqi, “Zaman”, mbas vendimit te gjyqit qe kjo gazete me u menaxhue nga bordi i caktuem prej qeverie.

Vendimi i gjyqit kunder gazetes, e cila asht e lidhun me Fetullah Gulen, klerikun opozitar qe jeton ne SHBA Fethullah, kritikun dhe sfiduesin ma te madh te qeverisjes se Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka ngrite shqetesime per lirine e medias ne kete vend.

Gjyqi ka prue vendim qe kjo gazete, me seli ne Stamboll, duhet me u vu nen menaxhim te kontrolluem, sepse shpreh tendenca te hapta per shembjen e qeverise.

Marrja nen kontroll e gazetes me vendim gjyqi, ka nxite reagime te shumta ne tane boten. Kane reague menjihere Reporters Without Borders, Komisioneri per Te drejtat e Njeriut i Keshillit te Europes Nils Muiznieks, raporton The Independent.