Erdogan ‘sulmon’ Merkel’in me këtë deklaratë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzue Gjermaninë se po mbron terroristët, në nji përplasje në thellim e sipër mes Ankara’s dhe Berlinit.

Tue fole në nji konferencë në provincën në Detin e Zi, Rize, Erdogan tha se Turqia i kishte dhanë kancelares Merkel 4500 dosje terroristësh, por nuk kishte marrë përgjigje për asnji prej tyne.

“Gjermania po ndihmon terroristet. Na i kemi dhanë kancelares Merkel 4500 dosje, por nuk kemi marrë asnji përgjigje për asnji prej tyne. Por, kur nji terrorist arrestohet këtu, ata na thojnë, na e dorëzoni neve. Ju nuk i sillni terroristet që keni te na, por na kërkoni tuejt. Pra, ju kini drejtësi, na në Turqi, jo”, u shpreh Erdogan, shkruen tch.