Erdogan: Terroristët anmiqtë ma të mëdhaj t’Islamit

erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se terroristët, të cilët vrasin njerëz të pafajshëm, uzurpojnë dhe djegin, janë anmiqtë ma të mëdhaj të civilizimit islam.

“Muslimanët janë pro ndërtimit dhe jo rrëzimit, ngjalljes, jo vrasjes, bisedës e jo anmiqësisë. Përhapja e Islamit në Afrikë, Azinë Jugore, domethanë në gjeografinë ku jetojnë intensivisht muslimanët asht ba për shkak të çlirimit të zemrave e jo të tokave”, deklaroi Erdogan.

“Në Siri janë viktimizue 12 milionë njerëz, afër 600 mijë të pafajshëm janë masakrue, asnji musliman nuk mundet me mbajtë veten të ndamë nga ky faj”, shtoi ai.