Erdogan thirrje për rezistencë. Ushtria deklaron se ka me u miratue Kushtetuta e re

Nga qyteti Bodrum ku ndodhet i mshefun, presidenti turk Erdogan ka ba thirrje për rezistencë popullore ndaj puçistëve.

Ai ka deklarue se ata të cilët tentuen këtë grusht shteti kanë me pague nië çmim të randë nga gjykatat. “Na kemi me fitue dhe kemi me kapërcye mbrenda nji kohe të shkurtë”, deklaroi ai.

Ushtria deklaron se mbrenda nji jave miratohet Kushtetuta e re

Nëpërmejt Televizionit Shtetnor, puçistët kanë paralajmërue miratimin e Kushtetutës së re. Ata kanë deklarue se mbrenda javës ka me hy në fuqi ligji i ri themeltar i shtetit.