Erdogan – Trump’it: Na jepni Guleni’n, qe çka ju japim na juve

Autoritetet në Turqi thojnë se kanë me lirue pastorin amerikan, Andrew Brunson, që mbahet në arrest prej gati nji viti, nëse Shtetet e Bashkueme kanë me ekstradue klerikun musliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankara e fajëson për grushtin e dështuem të vitit të kaluem.

“Ata thojnë na jepni pastorin! Ju keni nji predikues atje. Na e dorëzoni dhe kemi me u përpjekë me jau dhanë Brunsonin”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në nji fjalim televiziv.

Andrew Brunson që jeton në Turqi prej 23 vjetesh si dhe grueja e tij Norine, u arrestuen në Tetor 2016 për shkelje të dyshueme të statusit të emigracionit.

Bashkëshortja e tij u lirue, ndërsa akuzat ndaj pastorit u forcuen tue i shtue dhe mbështetjen e dyshueme të rrjetit të klerikut Gulen, të cilin Turqia e ka etiketue si përfaqësues të nji organizatë terroriste.

Andrew Brunson dhe bashkëshortja e tij drejtonin nji kishë të krishtenë në qytetin turk, Izmir.

Shperndaje në: