Erdogan: Turqia zyrtarisht e ka njoftue Belgjikën se njani nga sulmuesit e djeshëm ka kalue nga Turqia në Belgjikë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se nji nga sulmuesit e Brukselit ishte kap në Qershor në Turqi dhe se ai ishte deportue në Belgjikë.

Erdogan thekson sot se autoritetet belge e i kishin lirue të dyshuemin, pamvarësisht paralajmërimeve nga ana e Turqisë se ai ishte “luftar i huej”.

Presidenti turk nuk e përmendi emnin e sulmuesit, por tha se ai person ishte arrestue në kufinin e Turqisë me Sirinë, në Gaziantep, dhe se Turqia zyrtarisht i kishte njoftue autoritetet belge për deportimin e tij me 14 Korrik.

“Përkundër paralajmërimeve tona se ai person ishte luftar i huej terrorist, Belgjika nuk kishte gjet asnji lidhje të tij me terrorizmin”.