Erdogan urdhnon qe hapësina ajrore e Turqisë me u patrullue nga aeroplanët luftarak!

Presidenti turk, urdhnoi planet ushtarake të luftimit me patrullue në krejt hapësinën ajrore të Turqisë, vetëm pak ditë mbasi disa avionë dhe helikopterë u ngritën në fluturim si pjesë e nji grusht-shteti.

Patrullat e fluturimit me avionë F-16 kanë me kontrollue hapësinën ajrore dhe kanë me garantue sigurinë, simbas instruksioneve të presidentit Erdogan.

Avionët e luftimit F-16 u perdorën nga drejtuesit e grushtit të shtetit të Premten në mbramje dhe të Shtunën në mëngjes për me sulmue ndërtesën e Parlamentit dhe pranë kompleksit presidencial.

Rreth 2900 ushtarakë të lidhun me grushtin e shtetit janë arrestue.