Erdogan vazhdon arrestimet: Kësaj radhe 47 gazetarë!

Mbas arrestimit të ma shumë se 40 gazetarëve gjatë ditëve të kalueme në Turqi edhe gjatë ditës së sotme gjykata ka lëshue urdhën-arresti për 47 ish-gazetarë të gazetës opozitare Zaman.

Mediat turke raportojnë se gjatë orëve të para së mengjesit policia turke gjatë nji operacioni të zhvilluem në ndërtesën e gazetës dhe në disa lokacione ka vnue në pranga 47 gazetarë ku midis tyne ndodhen edhe ish Drejtori i Përgjithshëm i grupit mediatik Zaman, Drejtoresha e gazetës Todays Zaman dhe analisti i njohun Turk Ali Bulaç.

Të arrestuemit akuzohen për lidhje me organizatë të armatosun dhe për mashtrim me shitjet.

Gazeta Zaman asht e njohun për publikun ndërkombëtar mbas konfiskimit që ju ba kësaj të fundit nga nji gjykatë turke në fund të muejit Mars. Mbas vendimit, policia turke bastisi ndërtesën e Zaman tue përdorë edhe gaz lotsjellës ndaj punonjësve të saj.

Gazeta Zaman para konfiskimit renditej e para për nga shitjet në Turqi. Simbas statistikave, gazeta shiste 1 milion kopje në ditë.