Erdogan vjen me nji apel për gratë turke!

erdogan-emine

“Do ta them këtë shumë qartë. Duhet me shtue numrin e pasardhësve tanë. Njerëzit flasin për kontroll të lindjeve për planifikim familjar. Por asnji familje myslimane nuk mundet me kuptue dhe me pranue këtë”, tha Erdogan.

Simbas Presidentit, nanat janë pergjegjëse për sigurimin e rritjes së numrit të popullsisë turke.

Erdogan ka ngjall kritika të ashpra nga grupe që mbrojnë të drejtat e grave në të kaluemen, mbas komenteve se gratë nuk janë të barabarta me burrat e mbasi u bani thirrje atyne të lindin të paktën 3 femijë.

“Nji femi nënkupton vetmi, 2 rivalitet, 3 ballancë ndërsa 4 femi janë bollëk”, ishte nji prej deklaratave të famshme të tij.

Në vitin 2014 lideri turk e cilësoi planifikimin familjar si nji lloj tradhtie që do të sillte shterrim të nji brezi të tanë.

Erdogan, 62-vjet dhe bashkëshortja e tij, Emine, kanë 2 djem dhe 2 vajza.

Vajza e tij ma e madhe Esra ka 3 femi.

Numri i popullsisë turke shkoi në rreth 79 milionë vitin e kaluem ndërkohë që në vitin 2000 ishte 68 milionë.