Erdogani sulmon BE’në : “Ranë 238 martirë dhe askush s’erdhi, krejt folin nga jashtë!”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka ba nji deklaratë të ashpër ndaj Bashkimin Europian dhe Federica Mogherini për mos reagimin ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi.

“Ishte nji grusht kundër demokracisë ku u shënuen rreth 238 martirë dhe askush nuk erdhi këtu. Nëse kishte me u bombardue Parlamenti Italian çka kishte me ndodhë”, u shpreh Erdogan në nji intervistë për televizionin italian “Rai News 24”.

“Zoja Mogherini nuk duhet me folë nga jashtë, por duhej me ardhë këtu në Turqi, sepse nëse në Paris ndodh nji gja e tillë të gjithë shkojnë atje dhe pyesin çka ndodhi.
Në Turqi ndodhi nji grusht shteti kundër demokracisë dhe fatkeqësisht askush nuk erdhi as nga BE, as nga Këshilli Europian.

Kur këtë javë apo tjetrën vjen president i KE, ka me i shpjegue se organizata e Gulen asht ma keq se vetë mafia”, tha Presidenti. Erdogan.