Biden shkon n’Turqi, po çka e pret atje!

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zavendës presidenti Joe Biden ka me vizitue këtë muej Turqinë.

Vizita e tij, e planifikueme për më 24 Gusht, do të jetë e para e nji udhëheqësi të naltë perëndimor në Turqi, që nga grushti i deshtuem i shtetit më 15 Korrik.

 

Vizita vjen në një kohë marrëdhaniesh të tensionueme midis Ankarasë dhe Washingtonit lidhun me kërkesat që SHBA me ekstradue nji klerik mysliman i fajësuem për organizimin e grushtit të shtetit.

Agjencia shtetnore turke e lajmeve Anadolu njofton se zyrtarët turq kanë përgadit nji kërkesë zyrtare drejtue SHB’ve për me arrestue klerikun Fethullah Gylen.

Këtë javë ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, tha se Turqia ka marrë “sinjale pozitive” nga Washingtoni në lidhje me ekstradimin e klerikut, ish-aleat i presidentit Erdogan.