Erion Veliaj vizitë 2-ditore në Prishtinë, takon personalitetet ma të nalta!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të zhvillojë në datat 13-15 Shtator nji vizitë zyrtare dy ditore në Prishtinë, ku edhe  ka me u takue me disa nga drejtuesit dhe personalitetet ma të nalta të politikës së Kosovës.

 

Takimin e parë, kryebashkiaku Veliaj ka me zhvillue nesër në orën 15.00 me homologun e tij, Shpend Ahmeti, në Komunën e Prishtinës.

 

Tema kryesore e diskutimeve mes kryebashkiakëve të Tiranës dhe Prishtinës do të jetë shkëmbimi i praktikave ma të mira mes këshilltarëve bashkiakë, Unioni i Bashkimit Shqiptar në rajon dhe zhvillimi urban i qyteteve.

 

Me datën 14 Shtator, kryebashkiaku i Tiranës ka me zhvillue nji takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

 

Mandej, Veliaj ka me u takue me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe liderin e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Takimet do të vijojnë në datën 15 Shtator me takimin mes kryebashkiakut Veliaj dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe do të mbyllet me takimin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.