Ermira Mehmeti e kallxon të vertetën e pergjimit!

ermira mehmeti

Ermira Mehmeti, politikania ma e diskutueme këtë javë, në të gjitha trojet shqiptare, për shkak të shpërndamjes nga media mbarëshqiptare, të nji regjistrimi telefonik, për të cilin disa mediume pretendonin se asht mes saj dhe zavendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, reagon për herë të parë, mbas skandalit, ekskluzivisht në dritare.net.

“Nuk e kam ba unë këtë telefonatë. Asht pa sens. Asht montazh”, – thotë Ermira Mehmeti, për dritare.net.

“Por e zbulova, kush e ka ba, cili apo cila mshifet mbas saj, kush e ka montu dhe e denoncova ne Prokurori, ne Shkup, këtë të Hanë. Tash do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që mshifen mbas këtij skandali”.

Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media për herë të parë mes së Shtunës dhe të Diellës së javës së shkueme, por ajo asht ne dijeni të tij prej Kallnorit 2016, kohë kur kanë nis kercënimet për të, kercënime qe ajo i ka denoncu të gjitha në Prokurori.

“Kercënimet ishin të njerëzve të nentokës, të cilët më shantazhuen”, tregon Mehmeti.

Ermira Mehmeti, ka denoncu këtë të Hanë, montazhin dhe shantazhin.

E ka ba privatisht në Prokurori, jo në emën të BDI’s.

Por asht në kontakt dhe ka lajmëru partinë që përfaqëson në Parlament, për situatën.

“Do dal nga kjo histori e shamtueme dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbulu publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, tue shantazhu. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgja për të mshef.” – e mbyll prononcimin e shkurtë, Ermira Mehmeti, politikania shqiptare, që sapo i ka hye nji beteje të gjatë.

Prokuroria e Shkupit, ka pranu se ka nisë hetimet. Pritet që ajo të flasë mbas ekspertizës së materialit të denoncuem nga Mehmeti.