Ernst Reichel: Ceremonia e inaugurimit të Presidentit, dinjitoze dhe prezantim i denjë i Kosovës para botës

I dërguari i posaçëm i MPJ’s gjermane për Europën Juglindore, Ernst Reichel, ka komentue për ceremoninë mbas inaugurimit të Hashim Thaçit Pesident i Republikës së Kosovës.

“Ceremonia e inaugurimit ishte dinjitoze dhe nji prezantim i denjë i Republikës së Kosovës para botës. Po, kolegët e mi nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në mesin e tyne edhe unë, iu ekzpozuem përdorimit të guximshëm të gazit lotsjellës nga ana e disa individëve, të cilët ma mbas provuen me ike, por nuk ia dolën me ndale apo vonue ngjarjen, apo me prish përshtypjen e mirë që ky shtet e la sot para syve të botës”, ka shkruar Reichel në rrjetin social Facebook.