EULEX arreston persëri Azem Sylen, kush e jepi lajmin!

azemsylaaaa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla asht arrestue persëri nga EULEX’i, ndonëse i njajti ishte në arrest shtëpiak.

Avokati i tij, Tomë Gashi, nepërmjet nji postimi në “Facebook” ka tregue rreth arrestimit të klientit të tij.

“Asht skandaloze dhe duket e qëllimshme se pse EULEX’i nuk e ka arrestue personin të cilin e dinë se kush asht, atë që eventualisht e ka kontaktue deshmitarin e mbrojtun, sepse EULEX’I e pranon se ata kanë qenë në objektin e deshmitarit të mbrojtun kur kjo ka ndodh dhe e kanë fotografue personin që e ka kontaktue deshmitarin e mbrojtun”, ka shkrue ai.

Qe postimi i plotë i Gashit:

SKANDALI I RRADHES I EULEXI-IT NE RASTIN KOMANDANTIT TE SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së Z.AZEM SYLA

Sipas kërkesës se Pokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e i Eulexit ne rastin “Toka” sot më 16.shtator 2016 ka lëshuar një urdhër për arrestimin e z.Azem Syla, me arsyetim se kinse në këtë rast ka tentim të ndikimit në njerin prej dëshmitarëve të mbrojtur.

Ne urdhërin për arrestim të Gjykatës Themelore në Prishtinë qartë thuhet se dikush tjeter e jo z.Azem Syla kinse e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur kohë më parë pas lirimit të z.Azem Syla dhe të tjerëve nga paraburgimi.

Është skandaloze dhe duket e qëllimshme se pse Eulex-i nuk e ka arrestuar personin të cilin e dine se kush është, atë që eventualisht e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur, sepse EULEX-I e pranon se ata kane qene në objektin e dëshmitarit të mbrojtur kur kjo ka ndodhur dhe e kanë fotografuar personin që e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur.

Është normale dhe obligative që të mbrohen dëshmitarët në lënd penale, por nuk është normale as ligjore dhe as e drejtë që të arrestohet z.Azem Syla kinse për tentim ndikimi në dëshmitare posaçerisht kur policia, prokuroria dhe gjyqtari i eulexit në formë të shkruar dekalarojn se e dine personin qe e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur e kanë fotografin e tij, dhe nuk e arrestojn atë por e arrstojne z.Azem Sylen.

Sipas vendimit të Gjykatës z.Azem Syla sot përseri do te dal para Gjyatarit të procedures paraprake ne Gjyaktën Themelore ne Prishtinë.

Koha nuk është përcaktuar se kur do të ndodhe kjo.