EULEX bashkon Opozitën

Tri partitë opozitare janë ba përsëri bashkë në nji vendim, që i pret në ditët në vijim.
Ato nuk kanë me votue ratifikim e marrëveshjes mes Kosovës dhe Bashkimit Europian e që i mundëson vazhdimin e mandatit EULEX’it në Kosovë për të paktën edhe dy vjet.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundi i asht kthye Kuvendit, asht kundër këtij vendimi dhe deputetët kanë me votue kundër miratimit të kësaj marrëveshje.

Frashër Krasniqi nga kjo Lëvizje i ka konfirmue Tribunës se Vetëvendosje ka me votue kundër kësaj marrëveshje.

“Lëvizja Vetëvendosje ka shprehë qëndrimin e saj kundër vazhdimit të jetëgjatësisë së EULEX’it, sepse prania e tij nuk mundet me qenë e dobishme në asnji rrethanë. Sa i përket votimit në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje pa dyshim se ka me votue kundër”

E dy partitë e boshtit opozitar AAK dhe Nisma, ani pse janë pro vazhdimit të mandatit të EULEX’it, ato nuk pranojnë me ju kthye Kuvendit në ditën kur kjo marrëveshje ka me ardhë për ratifikim.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklarue se duhet qartësue veprimtaria e EULEX’it para se ajo me shkue për ratifikim.

Ai ka konfirmue se AAK nuk ka me ju kthye Kuvendit as për këtë votim. Njisoj e kanë konfirmue edhe NISMA për Kosovë.