“EULEX duhet me u largue menjiherë”

Andrea Lorenzo Capussela ka folë së fundi për ‘Prishtina Insight’ në lidhje me librin e tij të fundit “Shtet-Ndërtimi në Kosovë: Demokracia, Korrupsioni dhe Bashkimi Evropian në Ballkan”.

Capussela, nji ish-drejtor ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, nji mision që mbikëqyrte “pamvarësinë e mbikëqyrun” të Kosovës, tha se, misioni ndërkombëtar për sundim të ligjit, EULEX, duhet me u çue në shpi menjiherë.

“Ata e kanë damtue Kosovën gjatë këtyne gjashtë apo shtatë vitet e fundit”, ka thanë Capussela për Prishtina Insight.

“Misioni asht tue e damtue tani Kosovën dhe në mënyrë indirekte edhe interesat e Bashkimit Europian, kështu që duhet me u tërhekë”, tha ai.