EULEX i jep mbështetje suspendimit të zyrtarëve në Prizren!

Lidhun me lajmin e suspendimit të katër zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren ka reague edhe EULEX.

“EULEX mbështet përpjekjet e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për me nxitë transparencën dhe llogaridhanien në shërbimin korrektues”, shkruhet në nji postim të EULEX në Twitter.

E Ministria e Drejtësisë, përmes nji njoftimi kishte ba të ditun se Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetë asnji veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre kishte me nxitë apo shkaktue vdekjen e  Astrit Deharit, por për shkak si thuhet neglizhencës procedurale, ka suspendue katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

 

eulexiiiii