EULEX anulon takimin me Kuçin, e akuzojnë për frigësim dhe ndërhymje politike

Sot EULEX-i, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian dhe zyrtarë të naltë të gjyqësorit të Kosovës, tue përfshi Ministrin e Drejtësisë, kanë pasë në plan me mbajtë mbledhjen e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit (BPSL) për me rishikue progresin dhe për me forcue qasjen e përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë, njofton EULEX.

Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka shkrue EULEX.

EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike. Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm. Pas kësaj deklarate të Ministrit të Drejtësisë, takimi i sotëm i BPSL-së shtyhet për një datë tjetër”, thuhet më tej në njoftim.