EULEX me mandat 2 vjeçar në Kosovë zyrtarisht

Deputetët me 79 vota për, kanë kalue Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Rrjedhimisht, me këtë votim, Kuvendi ja kanë vazhdue mandatin dhe kompetencat misionit të BE’s në Kosovë, EULEX, deri me 15 Qershor 2018.

Nga deputetët e pranishëm nuk pati asnji votë kundër apo abstenim. Deri te votimi final, deputetët u përballën dy herë me ndërpremje të energjisë elektrike.