EULEX ngre aktakuzë ndaj këtyne zyrtarëve, qe për çka!

Prokuroria Speciale e EULEX’it ka ngrit aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të naltë të KEK’ut, ndaj ish-kryetarit të Organist Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, dhe të nji eksperti të OSHP’s për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike, lidhun me nji tender që kishte vlerën e afro 2 milionë eurove.

Ata, po akuzohen se janë të perfshimë në dhanien e tenderit të KEK’ut dy kompanive “Solar & Ortex Uro Group” dhe “Beli Com”, edhe pse kanë qenë në dijeni se autorizimet e paraqituna dhe dokumentet e tjera relevante janë të falsifikueme.

Në aktakuzën e ngritun me 7 Korrik të këtij viti, nga prokurori i EULEX, Tomas Meskauskas, janë perfshi drejtori operativ i KEK’ut, Njazi Thaçi, ish-kryetari i OSHP’s, Hysni Hoxha, eksperti shqyrtues i OSHP’s, Azem Duraku, dhe katër zyrtarë të KEK’ut, Emin Tmava, Hanefi Hajdini, Driton Pruthi dhe Muhamet Selmani.