EULEX nuk ka me u marrë me listat e veteranëve

EULEX’i nuk ka me u marrë me hetimin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pamvarësisht reagimeve për fryemjes së listës prej 46 mijë e 230 veteranësh, misioni europian thotë se nuk merret me raste të reja, përveç në rrethana të jashtëzakonshme.

Megjithatë, simbas zyrtarëve të EULEX’it, hetimet munden me nisë në rast të ndonji marrëveshjeje mes kryeprokurorit të EULEX’it dhe Prokurorit të Shtetit të Kosovës.