EULEX, qe çka bani për 8 vjet!

eulexkosovo

Po bahen ma shumë se 8 vjet që në Kosovë asht “instalue” Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit, EULEX, por performanca e kësaj strukture të BE’s konsiderohet jo e kënaqshme.

EULEX-i kishte ardh në Kosovë me ambicie të mëdha për me i gjuejt “peshqit e mëdhaj”, por kjo nuk ka ndodh dhe gjatë këtyne viteve janë kap vetëm disa prej tyne.

Me buxhet dhe resurse të mëdha, EULEX’i prej vitit 2008 ka nxjerrë vetëm 620 aktgjykime, ku 460 prej tyne kanë qenë me elemente të veprave penale tue fillue nga korrupcioni, pastrimi i parave, krimet e luftës, si dhe trafikimi me qeniet njerëzore.

EULEX’i thotë se pjesë e gjykimeve të tyne kanë qenë prokurorë, ish-gjyqtarë, policë, deputetë dhe zyrtarë të nivelit të naltë, shkruen Zëri.

Përpos gjykimit të veprave penale, EULEX’i ka gjykue edhe rastet civile.

Simbas tyne, që nga fillimi i mandatit të tij në Kosovë ata kanë nxjerrë 146 aktgjykime civile.