EULEX tash mundet me rifillue punën aty ku e ka lanë

Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi misionin EULEX dhe ai për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e EULEX kanë hye në fuqi dy javë mbasi janë miratue mes polemikash në Kuvendin e Kosovës.

Dy ligjet që kanë të bajnë me zgjatjen e mandatit të Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë hye në fuqi dje mbasi që janë dekretue nga Presidenti Hashim Thaçi dhe menjiherë janë botue në Gazetën Zyrtare.

Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi misionin EULEX dhe ai për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e EULEX kanë hy në fuqi dy javë mbasi janë miratue mes polemikash në Kuvendin e Kosovës.

Dekretimi dhe publikimi i ligjeve nënkupton se EULEX tashma ka mandat për me rifillue punën aty ku e ka lanë më 14 Qershor në mesnatë, përfshi edhe vazhdimin e hetimeve në rastin e tjetërsimit të pronave në të cilin asht i perfshimë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Azem Syla.

Mandati aktual i EULEX’it përfundon më 15 Qershor 2018.

 

gazeta-zyrtare