EULEX zbulon hetimet për krim të organizuem dhe haraç kundër Daut Haradinajt. Ky i fundit ka ba nji reagim

Në nji raport hetimor të vëzhgimit të Ukë Rugovës dhe grupit të tij që mbanë datën 16 Kallnor 2014, i përpiluem nga hetuesi i EULEX’it, Panagiotis Karagiannis, dërgue prokurorit Allen Cansick, përmendet emni i Haradinajt dhe data e tij e saktë e lindjes që asht 6 Prill 1978. Ai dyshohet për vepra të randa penale.

EULEX zbulon hetimet për krim të organizuem dhe haraç kundër Daut Haradinajt.
Në kohën kur hetuesit e EULEX’it po punonin intensivisht për me zbulue kriminalitetin e dyshuem të Ukë Rugovës, ata kishin nën hetime edhe deputetin e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj, vëllau i kryetarit të AAK’s, Ramush Haradinaj, dyshohej për dy vepra penale: krim të organizuem dhe detyrim, apo siç njihet kjo vepër si haraç.

Emni i tij asht përmendë në nji dokument konfidencial të nji hetuesi të EULEX’it, i cili i kishte raportue prokurorit të rastit, Allen Cansick.

Insajderi e ka zbulue këtë detaj gjatë hulumtimit që po ban për veprimtarinë e dyshueme kriminale të Ukë Rugovës dhe të tjerëve.

Në këtë raport hetimor të vëzhgimit të Ukë Rugovës dhe grupit të tij që mbanë datën 16 Kallnor 2014, i përpiluem nga hetuesi i EULEX’it, Panagiotis Karagiannis, dërgue prokurorit Allen Cansick, përmendet emni i Haradinajt dhe data e tij e lindjes, që asht 6 Prill 1978.

Bazuaenë këtë dokument, rrjedh se emni dhe veprat penale janë përvjedhë gabimisht mbsi që i njajti prokuror dhe hetues aso kohe ka qenë tue e hetue edhe Haradinajn.

Dokumenti me numër OCIO/12/20140116/6699, në versionin shqip zbulon hetimet për këto dy vepra të randa penale.

screenshot_20161101-152654-730x800 screenshot_20161101-152710-730x964 screenshot_20161101-152737-730x739

Haradinaj, ndërkaq ka thanë se nuk asht në dijeni për ndonji hetim kundër tij.

“Deri sot kush me mu s’ka fol. Kurrë njeri i gjallë deri në këtë minutë s`me ka kontaktu. Absolut, asnjëherë, prej teje po nij për herë të parë”, ka thanë Haradinaj për Insajderin.

Haradinaj ka ba edhe nji reagim, perkitazi me kete cashtje.

Qe reagimi i tij i plote:

Kjo çfarë po bëjnë disa media, nuk është as normale e as profesionale. Me gjasë, në krizë për biznesin e tyre, një pjesë e medias nuk po lë gjë pa shpifur e gjë pa sajuar. I tillë është edhe një shkrim i Insajderit, me titullu “Eulex zbulon hetimet për krim te organizuar e haraç kundër Daut Haradinajt”, ndërkohë që po i njejti medium në të njejtin shkrim thot se prokuroria nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Nuk është hera e parë që njerëz të këtj portali, flasin të pavërteta për mua dhe njerëz të familjes sime. I porosis ata se me rrena, me shpifje e me trillime, nuk mund ta ngrisin as emrin e tyre e as të mediumit ku punojnë. Ndaj meje nuk ka asfarë hetimesh dhe nga askush, pavarësisht nëse kjo përshtatet në agjendën e Insajderit apo jo! Fundja nën hetim mund të jenë edhe vet Insajderi dhe kjo nuk përbë kurrfarë lajmi dhe edhe ata e dijnë shumë mire këtë. Apo ndoshta edhe këta kanë hyrë në agjendën e zgjedhjeve, si shumë të tjerë!