EULEX’i jep 82 mijë euro shpërblim për informata rreth vrasjes së doganierit!

EULEX’i ka dhanë 82 mijë euro shpërblim për çfarëdo informacioni rreth autorëve të vrasjes së doganierit, Audrius Senavicius, i cili ishte vra para tri viteve në Zveçan.

Kështu u ba e ditun në nji konferencë për media, e cila u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE’s në Mitrovicën Veriore.

Senavicius ishte vra derisa po shkonte në punë në pikën doganore, e quetun Porta 1.

Persona të panjohun kanë shtënë në kerrin që barte pjesëtarët e EULEX’it, ku nga plumbat ka mbet i vdekn doganieri Senavicius.

Ai ka qenë nga Lituania dhe deri tash askush nuk asht arrestue për vrasjen e tij.