EULEX’i përfundon sot mbikqyrjen e Doganave

Me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes dhe monitorimit të Doganës së Kosovës nga ana e EULEX’it, drejtori i Doganës, Lulëzim Rafuna dhe u.d. i shefit të EULEX’it, mbajtën nji konferencë për medie, ku vlerësuen se mbikëqyrja e Doganës që ishte nga misione të hueja në Kosovë prej vitit 1999 përfundon sot, por që bashkëpunimi me EULEX’in,  ka me vazhdue edhe në të ardhmen për menaxhimin e integruem të kufijve.

Rafuna, tue falënderue misionin e EULEX’it për bashkëpunim, ka falënderue edhe popullin amerikan që me taksat e tyne janë ba shumë investime në Doganë.

Bernd Thran nga EULEX tha se ky mision edhe pse nuk ka mandat ma në Doganë, ka me ndihmue në këshillime strategjike këtë institucion.

Ai tha se, ka pasë të arrituna të mëdha në Doganë, si për të hyra ashtu edhe për parandalimin e kontrabandës.

Po ashtu, James Hope, shef i USAID’it dhe zavendësambasador i SHBA’ve në Prishtinë,  theksoi me këtë rast se, 5 milionë dollarë asht vlera e ndihmës për Doganën e Kosovës nga Qeveria Amerikane.

Simbas tij, ky partneritet asht nji e arritun për doganën, por edhe nji sukses që i shkon popullit të Kosovës.