Euro 2016, vjen sonte me 4 super ndeshje!

Kampionati Europian “Francë 2016” ka me vazhdue sot me ndeshjet e Grupit C dhe D.

Në Grupin C do të takohen Irlanda-Gjermania e Ukrainë-Polonia, kurse në Grupin D përballen Kroacia-Spanja dhe Republika Ceke-Turqia.

Në sfidën e parë të Grupit C, që nis n’orën 18:00, kampionët në fuqi të botës, llogaritën favorit përball irlandezëve, edhe pse këta të fundit kanë me ba çmos që të marrin pikë nga kjo ndeshje në mënyrë që të shpresojnë në kualifikim në rundin tjetër të garave.

“Pancerat” kryesojnë tabelën më katër pikë, dhe në duel me Irlandën ju kryen punë edhe nji pikë.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të këtij grupi, Polonia, e cila ka tri pikë ma shumë së kurrë kërkon rezultat pozitive në duel me Ukrainën në mënyrë që të sigurojë kualifikimin në rrethin tjetër të Europianit “Francë 2016”, derisa ukrainasit kanë humb gjasat për kualifikim mbas dy disfatave në dy ndeshjet e kalueme.

Ndërkohë, ndeshjet e Grupit D nisin n’orën 21:00, ku veçohet ballafaqimi i Spanjës me Kroacinë, skuadra këto që kryesojnë këtë grup më gjashtë pikë përkatësisht katër.

Ndërkaq, në ndeshjet tjetër të këtij grupi, Republika Ceke sfidon Turqinë, kjo e fundit akoma nuk ka asnji pikë.