Europa: Amnistia e Ivanov – e papranueshme!

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, në nji konferencë të jashtëzakonshme per media njofti amnistimin e te gjithe politikanë të naltë të VMRO-DPMNE’s dhe LSDM’s, te perfshime ne disa skandale gjate viteve te fundit.

Ivanov i ka amnistue nga veprat penale ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ish ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM’s, Zoran Zaev dhe ish-ministrin e mbrendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.

Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish-ministri i transportit, Mile Janakievski.

Kjo falje publike nga ana e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktue nji tronditje të madhe në Maqedoni, për shkak se këtu falen vetëm maqedonasit dhe asnji shqiptar.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Bajram Pollozhani tha se amnistimi e komprometon edhe Presidentin të Republikës, dhe se kriza në këtë vend po bahet gjithnji e ma e thellë.

Nga ana tjetër kur me nji vendim të Presidentit Ivanov, falen veprat penale të politikanëve, atëherë puna e Prokurorisë Speciale asht e pavlefshme.

Mirëpo me këtë vendim të Presidentit maqedonas asht befasue lideri i opozitës, Zoran Zaev, i cili theksoi se partia ma e madhe opozitare nuk ka qenë e konsultueme për vendimin e Presidentit Ivanov për faljen e të gjitha rasteve në lidhje me përgjimet e paligjshme.

Amnistia e Presidentit, u kundërshtue të paktën zyrtarisht nga partia VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

VMRO-DPMNE asht e çuditun me vendimin e fundit të Presidentit,sepse ata që e shkaktuen këtë krizë me sjelljen e tyre destruktive duhet me dhanë llogari para sistemit të drejtësisë.

Por ekstremist i ashpër, tue e quejtë të papranueshëm amnistinë e Ivanovit, asht tregue Komisioneri për Zgjanim, Johannes Hahn.

Deklarata e Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për amnistimin e të gjithë politikanëve, asht e papranueshme dhe del kundër sundimit të së drejtës, – deklaroi Hahn për Europën e Lirë.

Edhe Ambasadori Britanik Çarls Gareth asht shprehë tepër i shqetësuem për vendimin e Presidentit të Maqedonisë.

Deklarata e sotme e Presidentit kërkon shpjegim. Nëse vendimi asht për me u falë politikanë që janë të përfshimë në hetimet rreth dyshimet nga materialet e përgjueme, atëherë kjo asht për me u shqetësue.

Hetimi i plotë i këtyne dyshimeve, dhe procedure ligjore adekuate, janë elemente kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos, ka deklarue ambasadori Çarls Gareth.