Europa kunder Unionit Europian

Sentimente te forta anti-Brukselit po shfaqen ne plot 25 prej 28 shteteve te Unionit Europian.

Optimizmi per t’ardhmen e Unionit Europian po bjen ne tana shtetet, pos ne tri prej tyne. Ma se shumti ky optimizem qe po hupe po shfaqet ne Holande dhe Gjermani, ku njerezit ne numer te madh jane negativ sa i perket te ardhmes se Unionit, raporton Sunday Express.

Bazue ne figurat e fundit te hulumtimit te UE qe ka ba permes  Eurobarometer, shkalla e optimizmit ma e ulta asht ne Greqi,  ku vetem 34 per qind besojne ne te ardhmen e UE, krahasue me 63 per qind qe jane pesimist.

Ne Qipro ma pak se kater prej 10’ve – 37 per qind – jane pozitiv per perspektiven e UE, krahasue me 58 per qind qe jane negativ.

N’Austri 37 per qind jane optimist, krahasue me 56 per qind qe jane pesimist.

Ne Britani, 46 per qind jane optimist dhe 44 per qind pesimist.