Europa ma e brishtë se kurrë, ky asht plani radikal i Macron për BE’n

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti sot nji konferencë për media në Universitetin e Sorbonës, ku shpalosi planet e tij për nji reformim radikal të BE’s.

Në fjalimin e tij Macron ngriti alarmin se Europa asht sot ma e brishtë se kurrë, ndërkohë që bani thirrje për nji integrim ma të thellë tue përfshi krijimin e nji force të përbashkët mbrojtëse.

Presidenti francez tha gjithashtu se dëshiron nji buxhet të përbashkët të eurozonës si dhe forcimin e lidhjeve mes votuesve europianë dhe institucioneve të tyne.

Ai gjithashtu bani thirrje për nji polici të përbashkët kufitare, si dhe vendosjen e taksës së karbonit në mbanë Europën.

Presidenti i tha audiencës se: “Rruga e vetme që siguron t’ardhmen tonë asht rindërtimi i nji Europe që asht sovrane, e bashkueme dhe demokratike”.

Macron e përfundoi fjalën e tij tue thanë se kontinenti ishte ma i brishtë se kurrë për shkak të fuqizimit të nacionalizmit dhe forcave euroskeptike.

Fjalimi i tij vjen vetëm dy ditë mbas zgjedhjeve në Gjermani, ku Angela Merkel, nji ndër lideret me ma shumë fuqi në BE u rikonfirmue për nji mandat të katërt.

 

 

Shperndaje në: