Europa n’alarm, KE thirrje zyrtarëve të mos dalin jashtë!

AEROPORTI NE BRUKSEL MBAS BOMBES

Komisioni Europian u kerkon të gjithë funksionarëve të mos dalin nga institucionet europiane.

Ata u kerkojnë të qendrojnë në shtëpi ose në zyrat e tyne ku ndodhen.

Lajmi asht ba i ditun nga zv.presidentja e KE’s Kristalina Georgieva me nji postim në rrjetin social “Twitter”.

Autoritetet thonë se janë mbyll të gjithë metrotë, avionët kanë deviju levizjen e tyne gjithashtu janë mbyll të gjithë muzetë.
Flitet se asht evakue nji metro në Paris, mbasi aty janë gjet sende të dyshimta.

Mbas 5 sulmeve terroriste të njipmbasnjishme në Bruksel, nivel i alarmit asht rritë edhe në shtete të tjera europiane.

Edhe aeroporti i Frankfurtit asht mbyll.

Sigurimi asht rrit edhe n’aeroportin “Gatwick” në Londër.

Sherbime të përforcueme të sigurimit edhe n’Itali, në “Fiumicino”, “Ciampino”, por edhe Milano, “Malpensa”, “Orio al Serio” dhe pika të tjera të mëdha të qarkullimit ajror.

BOMBA NE AEROPORTIN E BRUKSELIT