Europa ndjek kamba-kambës terroristët!

terroristet

Mbas sulmeve terroriste n’Bruksel, autoritetet europiane të sigurisë kanë intensifiku punën për gjetjen e personave të lidhun me atentatorët.

Kerkohen ma s’paku 8 të dyshuem si terroristë e falsifikues pasaportash.

Dorasit e sulmeve terroriste në Francë e Belgjikë i kanë ndihmësit e tyne islamistë në Siri, ose diku të msheft n’Europë, raporton gazeta gjermane “Welt am Sonntag”, tue ju referu të dhanave nga qarqet e sigurisë, percjellë gazeta Blic.

Ekstremistët e kerkuem janë persona kontakti të kreut logjistik t’atentateve të Parisit, Abdelhamid Abaaoud, dhe të ndihmësit të tij të kapun në Belgjikë, Salah Abdeslam, shkruen gazeta gjermane.

Në Gjermani asht aktivizu Zyra Federale e Kriminalistikës për kapjen e ndihmësve të terrorit.

Tue ju referu rezultateve të para të hetimit nga Franca dhe Belgjika, “Welt am Sonntag” shkruen se kreu i dyshuem i celulave terroriste të ashtuquejtunit “Shteti Islamik”, IS n’Europë asht algjeriani Mohamed Belkaid, i cili u vra së fundmi gjatë nji akcioni policie në Belgjikë.

Bashkë me Najim Laachraoui, nji konstruktues bombash dhe ma vonë atentator në Bruksel, ai i ka koordinu dhe drejtu komandot e terrorit n’atentatet e Parisit përmes telefonit nga Belgjika.

N’atentatet e Parisit më 13 Nandor humbën jetën 130 vetë dhe u plagosën ma shumë se 350 të tjerë.

Të Martën e kaluene n’aeroportin e Brukselit Zaventem, dy atentatorë shpërthyen bomba vetëvrasëse, rreth nji orë ma vonë nji atentator tjetër shpërtheu bombën në nji stacion metroje në kryeqytetin belg.

31 vetë humbën jetën, qinda të tjerë u plagosën.