Europa po e humbe luftën e informacionit me Rusinë

putin merkel

Ministri i Jashtëm i Lituanisë thotë se Europa gjendet në luftë të informacionit me Rusinë  dhe asht tue e humbe  luftën.
Linas Linkevicius thotë se qeveritë europiane i nënçmojnë përpjekjet e Moskës me përhapë dezinformacione përmes mediave të mbështetuna nga Kremlini.
Të Premten, Linkevicius ka thanë në nji konferencë politike në Berlin se mediat janë ba fushëbeteja e Rusisë, si janë fusha e Cyber’it dhe politikat e energjisë.

“Kjo asht luftë e informacionit dhe na jemi tue e humbe këtë luftë”.

Vitin e kaluem Bashkimi Europian ka themelu nji grup të punës për komunikime strategjike për me mbikëqyrë dhe për me reague  ndaj dezinformacioneve n’Europën Lindore.

kalendsky1
Jakub Kalensky, përfaqësuesi i grupit të punës për BE’n, ka citue nji shtim të vrullshëm të raporteve negative për migrantët, si nji shembull për mënyrën qysh  Moska mundohet me i promovue qëllimet e veta politike përmes TV stacioneve dhe website’ve të miqësueme me Kremlinin.
Kalensky ka thanë se,  tashti Gjermania dhe Kancelarja Angela Merkel janë “caqet No.1 për mediat  pro-Kremlinit”. /“Foxnews”/