Europarlamentari francez prape në mbrojtje të Serbisë: Kosova shtet mafioz

Përfaqësuesi i Francës në Parlamentin Europian Jean-Luc Schaffhauser, i ka dalë edhe nji herë në mbrojte Serbisë.
Ai gjatë nji fjalimi në EU ka kritikue Kosovën dhe e ka quejt “shtet mafioz”.
Schaffhauser në kanalin e tij në “Youtube” e ka postue fjalimin e tij para anëtarëve të Parlamentit Europian me 19 Fror, gjatë debatit për miratimin e raportit te David McAllister përparimin e Serbisë.
Simbas tij, NATO ka ba propaganda lidhun me dëshmitë e rreme për spastrim etnik.
“Nëse doni që raporti me qenë i drejtë, pse aty nuk janë përmend veprimet antiserbe dhe antiortodokse të ‘shtetit mafioz’ të Kosovës. Pse duhet me harrue detyrën tonë, me rikujtue turpin tonë për ato krime që janë krye ndaj popullit serb? Për propagandën e NATO’s, dëshmitë e rreme për spastrim etnik, të bame nga Gjermania për me i mbështetë bombardimet, tana ato dëshmi e kanë shkatërrue ekonominë dhe popullin e atij vendi. Pse me hesht në lidhje me atë se kemi krijue nji ‘shtet mafioz’ të Kosovës, të cilin e kemi ndërtue mbi bazën e bandave kriminale, tue e marrë nji pjesë të territorit të Serbisë”, ka thane ai.