Europarlamentarja: Demarkacioni duhet me u krye deri në heqjen e vizave. E duem Kosovën në BE

Europarlamentarja Tanja Fajon, gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, tha se këtë Maj kemi me kremtue 12 vjetorin e anëtarësimit te Sllovenisë në BE, dhe kjo do me thane që rruga e Sllovenise ka zgjat ma shumë se 8 vjet.

Fajon tha se “ keni ende disa vjet përpara me arrite sepse ende i keni mbushe vetëm 8 vjet që nga pamvarësia”.

Duem që Kosovën me sjelle sa ma afër dhe sa ma shpejtë në BE, – shtoi ajo.

Ndërsa sa i takon demarkacionit kufitar me Malin e Zi, ajo tha se asht diçka që kemi me monitorue nga afër, sepse asht e domosdoshme që kjo me u krye deri në heqjen e regjimit të vizave.