Europiani hapet sonte me nji ceremoni spektakolare

Kampionati Europian 2016 asht vetëm disa orë larg, por para se me fillue festivali i futbollit këtë të Premte, diçka e madhe ka me ndodhë fillimisht – hapja e ceremonisë!

Shfaqja paraprake ka me fillue n’ora 20:00 në stadiumin Stade de France, nji orë para se stadiumi në Paris të mbajë ndeshjen e parë të turneut ndërmjet Francës dhe Rumanisë në Grupin A.

Aty do të jetë nji performancë e jashtëzakonshme nga ylli francez, DJ David Guetta, i cili ka shitë ma shumë se 9 milionë albume në mbanë botën.

Guettas i asht dhanë edhe titulli “Ambasador Muzikor” për këtë turne në vendin e tij.

Mbi 90.000 policë, ushtarë dhe roje do të jenë në detyrë për këtë turne europian, që pritet me vizitue 7 milionë tifozë.

Organizatorët e UEFA’s dhe autoritetet e Francës insistojnë që ata kanë ba gjithçka të mundun për me mbajt të sigurt mbrenda 51 ndeshjeve 2.5 milionë spektatorë.

 

2-eurooo

 

uefaa