Europol: 10 mijë femi emigrantë rezultojnë të humbun

N’Europë rezultojnë ma shumë se 10 mijë femi emigrantë të pashoqnuem.

Lajmi bahet i ditun nga Agjencia Policore Europol.

Autoritetet dyshojnë se shumë prej tyne janë shfrytëzu për prostitucion apo skllavni.

Ka pasë rritje që nga Nandori numri i femive që udhëtojnë të pashoqnuem në mënyrë të rrezikshme nepër Europë.

Simbas UNICEF, femijët perbajnë rreth 40 për qind e të ardhunve.

Nji në tre nga 62 mijë emigrantë që kanë hy në Greqi gjatë muejit Kallnar asht i mitun i pashoqnuem.

Drejtori i Qendrës për Mbrojtje dhe Azil thotë se metodat e trafikimit të femijëve  po bahem me komplekse dhe ma të sofistikueme.

Simbas tij trafikantët shpesh prezentohen si prind apo të afërm të tyne, gja e cila asht konstatu në kufinin serb.

Megjithatë nuk ka asnji menyrë si të verifikohet e kundërta nëse nuk bahen analizat e ADN’s.