Europol: Grupet terroriste të gatshme me sulmue Europën

Europol në raportin e saj vjetor paralajmëron se grupet terroriste janë të gatshme me sulmue Europën.
“Sulmi terrorist mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare të vendeve anëtare të BE’s”, ka thanë kryetari i qendrës anti-terror, Europol Manuel Navarrete Paniagua, tue paraqitë raportin vjetor.

“Të gjitha të dhanat tregojnë se, ISIS ose grupet terroriste të frymëzueme nga ISIS apo ndonji grup tjetër terrorist për me krye sulme përsëri diku në Europë, veçanërisht në Francë, dhe me qëllim me shkaktue pasoja të randa dhe shumë viktima në mesin e popullatës civile”, tha ai, raporton Jutarni list.

Europol paralajmëron se, grupet terroriste kanë ndryshue taktikat dhe tash operojnë globalisht.
“Përveç kampeve për trajnim në Siri, ka edhe kampe të vogla në BE dhe vendet e Ballkanit”, thuhet në raport.