Europol: Kosova dhe vendet e Ballkanit, nën kërcënimin e sulmeve terroriste

Ditë ma parë i ashtuquejtuni Shteti Islamik ka dërgue nji kërcënim për Ballkanin, tue thanë, se do të kthehen për me sulmue, mbasi siç thoshte kërcënimi ata për nji kohë kishin preukopime të tjera.

Në lidhje me kërcënimin të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë ma të pregaditun që nji gja e tillë të mos ndodh.

Ekspertët e sigurisë në vend, thanë se në Kosovë ekziston rrezik i njajtë, por jo ma shumë se që kanë kërcënue xhihadistet e organizatës terroriste ISIS, ata paralajmëruen se organet kompetente duhet të marrin masat paraprake.